Qytetarë dhe mbështetës të lëvizjes “Shqipëria Bëhet” vijojnë protestën përpara Kryeministrisë, të nisur më 8 dhjetor, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore me mandat 12-mujor.
Sipas protestuesve, qeveria tranzitore duhet të përbëhet nga ekspertë të fushave të ndryshme, të pavarur politikisht, të cilët do të kishin për detyrë përgatitjen e vendit për zgjedhje të lira dhe demokratike.
Një ditë më parë, protesta u shoqërua me tensione dhe përplasje me forcat e policisë. Sipas njoftimeve zyrtare, 4 protestues u arrestuan, ndërsa 9 të tjerë u vendosën nën hetim.