Një proteinë në gjak mund të çelë epokë të re në trajtimin e tensionit dhe diabetit

Proteinat që qarkullojnë në gjak po kthehen në “radarë biologjikë” për të kuptuar më mirë sëmundjet kronike. Ndryshe nga gjenet që pasqyrojnë rreziqe të trashëguara, proteinat ofrojnë të dhëna në kohë reale për proceset që ndodhin në trup – si menaxhimi i energjisë dhe zhvillimi i sëmundjeve si diabeti apo problemet me zemrën.

Një studim i publikuar në Circulation: Genomic and Precision Medicine analizoi mbi 45 mijë mostra gjaku nga databaza UK Biobank, duke matur nivelin e disa proteinave që ndikojnë drejtpërdrejt në presionin e gjakut dhe funksionin kardiovaskular.

Ndër rezultatet më të rëndësishme doli në pah proteina ACE2, e cila u bë e njohur gjatë pandemisë COVID-19. Kjo proteinë ndihmon në relaksimin e enëve të gjakut dhe balancimin e presionit, duke neutralizuar substanca që i ngushtojnë ato.

Te pacientët me hipertension ose diabet të tipit 2, sidomos te gratë, u vunë re nivele më të larta të ACE2, çka sipas studiuesve përfaqëson një mekanizëm mbrojtës të trupit.

Kjo ka pasoja direkte për terapitë e ardhshme. Ndryshe nga barnat aktuale që bllokojnë ACE1, studimi sugjeron se rritja e ACE2 – përmes barnave ekzistuese si metformina apo terapive të reja – mund të sjellë trajtime më të sigurta dhe të personalizuara për presionin e lartë dhe diabetin.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033