Makina përplas çiftin e bashkëshortëve në Petovë, dy të plagosur dërgohen në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Petovë, pranë FNSH-së, ku një automjet tip Benz ka përplasur dy këmbësorë, një çift bashkëshortësh.

Për shkak të goditjes së fortë, të dy personat kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal Fier, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Sipas burimeve spitalore, gjendja e tyre shëndetësore është e stabilizuar dhe ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e aksidentit kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve që çuan në këtë aksident.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033