Rodríguez: Nicolás Maduro është i vetmi president legjitim i Venezuelës

Zëvendëspresidentja e Venezuelës, Delcy Rodríguez, ka deklaruar se Nicolás Maduro është i vetmi president i ligjshëm i vendit, duke kërkuar kthimin e tij, gjatë një fjalimi të transmetuar nga televizioni shtetëror.

Në deklaratën e saj, Rodríguez akuzoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për nisjen e një “agresioni ushtarak të paprecedentë” ndaj Venezuelës, të cilin e cilësoi si një njollë të rëndë në marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve.

Sipas saj, objektivi i Uashingtonit është ndryshimi i regjimit në Venezuelë.

“Ky ndryshim regjimi do të lejonte gjithashtu sekuestrimin e burimeve tona energjetike, minerare dhe natyrore. Ky është objektivi i vërtetë dhe bota dhe komuniteti ndërkombëtar duhet ta dinë këtë”, deklaroi Rodríguez.

Ajo shtoi se, sipas saj, populli venezuelian nuk do të pranojë ndërhyrje të huaj.

“Nëse ka një gjë për të cilën populli venezuelian dhe ky vend janë të sigurt, është se ne nuk do të jemi më kurrë skllevër, se nuk do të jemi më kurrë koloni e asnjë perandorie, çfarëdo qoftë natyra e saj”, u shpreh zëvendëspresidentja e Venezuelës.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033