Presidenti amerikan Donald Trump ka publikuar një fotografi që, sipas tij, tregon presidentin e Venezuelës, Nicolás Maduro, në momentet pas arrestimit, gjatë transportimit drejt Shteteve të Bashkuara.
Në imazhin e bërë publik, Maduro shfaqet në një anije ushtarake, i veshur me tuta gri, me sy të mbuluar dhe me kufje në veshë, nën masa të forta sigurie.
Publikimi i fotos vjen në vijim të zhvillimeve të fundit lidhur me operacionin amerikan në Venezuelë, për të cilin presidenti Trump ka deklaruar se ka përfunduar me arrestimin e kreut të shtetit venezuelian dhe nxjerrjen e tij jashtë vendit.
Deri më tani, nuk janë dhënë sqarime të tjera zyrtare mbi vendndodhjen aktuale të Maduros apo mbi procedurat që do të ndiqen ndaj tij pas mbërritjes në Shtetet e Bashkuara.