Dy persona janë arrestuar në Tiranë pasi dyshohet se, për motive të dobëta, kanë dëmtuar një lokal dhe kanë ushtruar dhunë fizike ndaj një personi.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit E.(E). Gj.(Gj)., 43 vjeç dhe M. Gj., 52 vjeç.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas kanë thyer xhamat dhe, me anë të një sendi të fortë, kanë dëmtuar pajisjet e një lokali në pronësi të shtetasit E. D.
Po ashtu, 43-vjeçari dyshohet se ka goditur me grushte vëllain e pronarit të lokalit. Policia bën me dije se gjatë qëndrimit në dhomën e shoqërimit, ai ka dëmtuar edhe kamerat e sigurisë.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.