Kushte të vështira në Portin e Vlorës, “European Star” ankorohet me ndihmën e rimorkiatorëve

Moti i keq ka krijuar vështirësi në Portin e Vlorës, ku kushtet atmosferike të pafavorshme kanë ndikuar në manovrimin e mjeteve lundruese.

Trageti “European Star” ka arritur të hyjë në kalatat e portit vetëm me ndihmën e rimorkiatorëve, duke garantuar ankorimin e sigurt të anijes, sipas njoftimit zyrtar të autoriteteve portuale.

Pas ankorimit, pritet të nisë menjëherë procesi i imbarkimit, ndërsa trageti është planifikuar të udhëtojë drejt Italisë. Rreth 1 000 pasagjerë pritet të jenë pjesë e këtij udhëtimi.

Kompania e lundrimit ka bërë të ditur se do të njoftojë gjatë ditës së nesërme për çdo ndryshim të mundshëm të orareve, duke qenë se parashikimet sinjalizojnë për përkeqësim të mëtejshëm të motit në zonën detare.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033