I shpallur në kërkim për kanabisin në Jeran, 35-vjeçari bie në prangat e policisë

Një 35-vjeçar i shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike është arrestuar nga Policia në Malësinë e Madhe, pas kontrolleve të vazhdueshme dhe informacioneve të siguruara në rrugë operative.

I arrestuari, shtetasi A. H., banues në fshatin Aliaj, dyshohet se ka bashkëpunuar në kultivimin e 719 bimëve narkotike kanabis në fshatin Jeran. Për këtë çështje, ndaj tij ishte caktuar më herët masa e sigurisë “arrest në burg”.

Sipas autoriteteve, bimët narkotike janë zbuluar dhe asgjësuar nga shërbimet e Policisë më 6 shtator 2025, ndërsa hetimet vijuan deri në lokalizimin dhe kapjen e 35-vjeçarit.

Operacioni u krye nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponja”.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për vijimin e veprimeve ligjore.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033