Trafik kilometrik në Përrenjas–Elbasan, mijëra qytetarë të bllokuar në temperatura nën zero

Një situatë e rënduar është krijuar pasditen e sotme në aksin kombëtar Përrenjas–Elbasan, ku qarkullimi i mjeteve është bllokuar plotësisht për dhjetëra kilometra.

Automjetet kanë mbetur të palëvizshme në një segment që shtrihet nga ura e Bushtricës deri në zonën e Labinotit, duke lënë mijëra qytetarë të izoluar në rrugë, në kushte të vështira dhe me temperatura nën zero.

Radhët e gjata të mjeteve po shtohen, ndërsa lëvizja vijon të përkeqësohet, duke krijuar probleme serioze për drejtuesit e automjeteve dhe pasagjerët që ndodhen në pritje prej orësh.

Situata mbetet problematike dhe kërkon ndërhyrje për normalizimin e qarkullimit në këtë aks të rëndësishëm kombëtar.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033