Një betim ndryshe në zemër të Manhattanit, Zohran Mamdani merr drejtimin e Nju Jorkut

Pak pas mesnatës, në një ceremoni të qetë por me simbolikë të fortë, Zohran Mamdani u betua si kryebashkiaku i ri i Nju Jorkut, duke shënuar një moment historik për qytetin.

34-vjeçari, me origjinë nga Uganda dhe rrënjë në Azinë Jugore, hyn në histori si kryebashkiaku i parë mysliman i Nju Jorkut dhe më i riu që merr këtë detyrë në më shumë se 100 vjet. Betimi u zhvillua në platformën e stacionit të vjetër të metrosë së Bashkisë, nën Parkun e Bashkisë në Manhattan, një vend simbolik për jetën publike të qytetit.

Ceremonia private u zhvillua në prani të bashkëshortes së tij, artistes Rama Duvaji, si dhe të prindërve të tij, regjisores Mira Nayyar dhe profesorit Mahmud Mamdani. Betimi i detyrës u administrua nga Prokurorja e Përgjithshme e Shtetit të Nju Jorkut, Letitia James.

Një detaj që tërhoqi vëmendje ishte fakti se Mamdani u betua mbi Kuranin, duke reflektuar identitetin e tij personal dhe larminë kulturore të qytetit që tashmë drejton.

Me marrjen zyrtare të detyrës, Mamdani hap një kapitull të ri në historinë e Nju Jorkut, në një moment kur qyteti përballet me sfida të mëdha sociale, ekonomike dhe urbane.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033