Aksident fatal në aksin Gjirokastër–Tepelenë, humbin jetën tre të rinj

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë humbjen e jetës së tre të rinjve është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin “Gjirokastër–Tepelenë”.

Sipas të dhënave zyrtare, viktimat janë Klejdi Myftari, 24 vjeç, Martin Dulaj, 25 vjeç dhe Anxhelo Ruçi, 27 vjeç. Ngjarja ka ndodhur gjatë lëvizjes së automjeteve në këtë segment rrugor.

Martin Dulaj po udhëtonte me një automjet tip “Mercedes Benz”, së bashku me të fejuarën e tij, Ardisa Demiri, 19 vjeçe. E reja është transportuar në Spitalin e Traumës, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Nga informacionet paraprake, Klejdi Myftari udhëtonte në një automjet tjetër së bashku me Anxhelo Ruçin. Ky i fundit ishte nip i ish-politikanit Gramoz Ruçi dhe djali i shefit të Komisariatit të Policisë Tepelenë.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet procedurale për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit, ndërsa hetimet vijojnë.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033