Fëmija i parë i vitit 2026 në maternitetin e Fierit erdhi në jetë në orën 00:05 dhe është djalë, me peshë 3 kilogramë e 400 gramë. Një fillim i mbarë dhe një bekim i veçantë për prindërit Lulëzim dhe Matilda Dautaj, nga Mallakastra. Familja e tyre është e bekuar edhe me një vajzë 20-vjeçare, ndërsa ardhja në jetë e foshnjës së porsalindur e ka shtuar edhe më shumë gëzimin në këtë fillim viti të ri.
Ora 00:05 solli bekimin e parë të 2026-s: Fierit i lind djali i Vitit të Ri