Policia e Kurbinit ka arrestuar një shtetas 28-vjeçar në qytetin e Laçit, i cili qarkullonte i armatosur me armë zjarri automatike dhe kërcënonte qytetarët, duke shkaktuar edhe dëme materiale.
Sipas njoftimit zyrtar, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin u njoftuan se një person i armatosur po lëvizte në zonë, duke kanosur qytetarë dhe duke dëmtuar prona. Menjëherë pas marrjes së informacionit, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Reagimi”.
Gjatë ndërhyrjes, shërbimet e Policisë kapën dhe vunë në pranga shtetasin A. Gj., 28 vjeç, banues në Laç. Sipas të dhënave, ai ndodhej në gjendje të dehur dhe kishte kërcënuar disa qytetarë, si dhe kishte thyer xhamat e tre automjeteve dhe të një lokali, duke përdorur qytën e armës.
Në momentin e arrestimit, Policisë i gjeti dhe i sekuestroi një armë zjarri automatike kallashnikov dhe municion luftarak. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.