Kontrolle për fundvitin në Vlorë, sekuestrohen 691 fishekzjarrë, nën hetim pronarja e dyqanit

Një tjetër rast i tregtimit të kundërligjshëm të lëndëve piroteknike është evidentuar në qytetin e Vlorës, ku policia ka sekuestruar qindra fishekzjarrë dhe ka nisur procedim penal ndaj pronarese së subjektit tregtar.

Gjatë kontrolleve të intensifikuara në kuadër të masave për sigurinë gjatë festave të fundvitit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në një dyqan në lagjen “Hajro Çakërri”. Në ambientet e subjektit u gjetën 691 copë fishekzjarrë, të destinuar për shitje pa autorizim ligjor.

Lëndët piroteknike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa ndaj pronarese së dyqanit, shtetases L. V., 64 vjeçe, banuese në Vlorë, nisi procedimi penal.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme ligjore. Autoritetet bëjnë me dije se kontrollet do të vijojnë në të gjithë territorin, ndërsa qytetarët dhe subjektet tregtare ftohen të respektojnë rregullat, për të shmangur rreziqe serioze për sigurinë publike gjatë festimeve.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033