Pogradec, arrestohet 70-vjeçari i dyshuar për abuzim seksual ndaj një të miture

Policia e Pogradecit ka arrestuar një shtetas 70-vjeçar, të dyshuar për abuzim seksual ndaj një vajze 12-vjeçare në fshatin Piskupat. Rasti u zbulua pas një kontrolli mjekësor të kryer në spitalin e Korçës, ku e mitura rezultoi shtatzënë rreth 22 javëshe.

Sipas informacioneve paraprake, i dyshuari është shtetasi Rushan Selko, i cili kishte njohje dhe marrëdhënie miqësore me familjen e vajzës. Familjarët kanë deklaruar se mes dy familjeve ekzistonin marrëdhënie të afërta dhe se nuk kishin pasur dyshime për një ngjarje të tillë.

Hetimet paraprake tregojnë se e mitura është kërcënuar për të mos treguar ngjarjen, çka ka vonuar zbulimin e saj. Rasti u evidentua pasi prindërit vunë re ndryshime fizike tek vajza dhe kërkuan ekzaminim mjekësor.

Banesat e familjes së të miturës dhe të të dyshuarit ndodhen pranë njëra-tjetrës, ndërsa familjarët kanë sqaruar se vajza lejohej të kryente porosi të vogla në ndihmë të familjes së të dyshuarit.

Autoritetet po vijojnë veprimet hetimore dhe po marrin në pyetje familjarë e persona të tjerë që mund të kenë dijeni për rastin. E mitura po trajtohet me asistencë psikologjike dhe mbështetje të specializuar, ndërsa rasti po ndiqet në përputhje me legjislacionin për mbrojtjen e fëmijëve.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033