Aksident në Korçë, makina përplas motorin, një person në spital

Një përplasje mes një automjeti dhe një motori ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Korçë, pranë zonës së leshpunueses, duke shkaktuar ndërhyrjen e menjëhershme të shërbimeve të emergjencës.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motomjetit ka pësuar dëmtime dhe është transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Sipas të dhënave paraprake, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendin e ngjarjes ka qenë e pranishme Policia, e cila ka nisur hetimet për të zbardhur dinamikën e përplasjes dhe për të përcaktuar përgjegjësitë përkatëse.

Autoritetet bëjnë të ditur se nga ky aksident nuk ka humbje jete, ndërsa qarkullimi në zonë është normalizuar pas ndërhyrjes së shërbimeve përkatëse.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033