Përplasje zinxhir në Lushnjë–Fier, tre makina të përfshira dhe trafik i rënduar

Një përplasje mes tre automjeteve ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Lushnjë–Fier, duke sjellë kaos të përkohshëm në qarkullimin e mjeteve në këtë aks të rëndësishëm kombëtar.

Në aksident janë përfshirë dy automjete “Audi” dhe një “Benz Mercedes”. Pas përplasjes, automjeti “Benz” ka dalë nga karrexhata dhe ka përfunduar në kanalin anësor të autostradës.

Shërbimet e Policisë së Qarkullimit Rrugor kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për të menaxhuar trafikun dhe për të kryer veprimet procedurale. Dy ambulanca janë dërguar në zonë si masë paraprake, por nuk është konstatuar asnjë person me lëndime serioze.

Situata në aks është rënduar për shkak të bllokimit të pjesshëm të rrugës, ndërsa zjarrfikësit e Lushnjës kanë ndërhyrë për pastrimin e vajit dhe mbetjeve të automjeteve të dëmtuara, për të garantuar sigurinë e qarkullimit.

Sipas informacioneve paraprake, nga aksidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa hetimet po vijojnë për të përcaktuar shkaqet e sakta të përplasjes.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033