Pafajësi për Donald Hoxhën në çështjen “Doda”, prokuroria paralajmëron apelim

Gjykata e Elbasanit ka dhënë vendimin e pafajësisë për Donald Hoxhën, i cili ishte ekstraduar nga Britania e Madhe dhe përballej me akuzën e përfshirjes në vrasjen me paramendim të ish-oficerit të Antidrogës, Roland Rexhepi, i njohur ndryshe si “Doda”.

Hoxha, 34 vjeç, akuzohej nga Prokuroria si ndihmës në këtë ngjarje të rëndë të ndodhur në vitin 2009. Megjithatë, gjykata vendosi rrëzimin e akuzave, pavarësisht kërkesës së organit të akuzës për dënimin e tij me 16 vite burgim.

I pandehuri ishte arrestuar në Londër dhe ishte sjellë në Shqipëri pas shpalljes në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana. Më herët, ndaj tij ishte vendosur masa e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve luftarake dhe municionit”.

Pas shpalljes së vendimit, Prokuroria e Elbasanit ka deklaruar se do të ndjekë rrugët ligjore për ankimimin e çështjes.

Për vrasjen e Roland Rexhepit janë dënuar në procese të mëparshme Florind Shabani, Armand Llakaj dhe Marjus Tafaj, ndërsa një tjetër i dyshuar, Gëzim Balla, vijon të jetë në kërkim nga autoritetet shqiptare.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033