Imuniteti i Ballukut, Berisha akuzon Ramën për bllokim të drejtësisë dhe shkelje kushtetuese

Deklarata e kryeministrit Edi Rama mbi kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të zv.kryeministres Belinda Balluku ka sjellë reagimin e ashpër të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili e ka cilësuar qëndrimin e qeverisë si një akt të rëndë antikushtetues.

Berisha deklaroi se refuzimi për të proceduar kërkesat e prokurorisë përbën, sipas tij, një provokacion të ulët ndaj qytetarëve që paguajnë taksa dhe një precedent të rrezikshëm për funksionimin e shtetit të së drejtës.

“Në një provokacion të padëgjuar ndonjëherë, bllokoi kërkesat e prokurorisë me gjykatës të padenjë, të cilët shkelmojnë Kushtetutën njëlloj sikur të ishin organizatë partie”, u shpreh Berisha.

Ai theksoi se, sipas tij, dosjet që lidhen me Belinda Ballukun dëshmojnë përgjegjësi të drejtpërdrejtë të kryeministrit në çështje të mëdha financiare, përfshirë projektin e tunelit të Llogarasë dhe tenderat e unazës së Tiranës.

Sipas Berishës, deklarata e Ramës se dokumentacioni i paraqitur nga prokuroria “nuk ka asgjë” për Ballukun dhe se për këtë arsye nuk duhet hequr imuniteti i saj, përbën tejkalim të kompetencave dhe ndërhyrje në punën e organeve të drejtësisë.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033