Rikthehet pjesërisht uji në Vlorë pas pesë ditësh, furnizimi nis nga Lungomare

Pas një ndërprerjeje pesëditore të furnizimit me ujë të pijshëm, në Vlorë ka nisur rikthimi i shërbimit, aktualisht vetëm për zonën e Lungomares. Autoritetet njoftojnë se zonat e tjera të qytetit do të furnizohen në vijim.

Gjatë orëve të natës, pas mbërritjes së pajisjeve të nevojshme të porositura në Turqi, ekipet e ujësjellës-kanalizimeve kanë kryer punime të pandërprera për riparimin e tubacionit kryesor të dëmtuar.

Ndërhyrja teknike u përmbyll rreth orës 04:00 të mëngjesit, duke i hapur rrugë procesit të mbushjes së depove dhe nisjes së furnizimit. Sipas të dhënave zyrtare, shpërndarja e ujit po realizohet ende me kapacitet të kufizuar, për shkak të testimit të pajisjeve të reja të instaluara.

Autoritetet theksojnë se furnizimi do të normalizohet gradualisht në të gjithë qytetin, ndërsa situata po monitorohet për të garantuar funksionimin e qëndrueshëm të sistemit.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033