Përplasje me pasojë vdekjen në Librazhd, 64-vjeçarja humb jetën pasi goditet nga automjeti

Një ngjarje e rëndë rrugore ka ndodhur këtë të diel, më 28 dhjetor, në segmentin rrugor “Qafë Thanë–Librazhd”, ku një këmbësore ka humbur jetën pas përplasjes nga një automjet.

Sipas të dhënave të policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:30, kur automjeti që drejtohej nga shtetasi O. B., 31 vjeç, ka përplasur shtetasen F. H., 64 vjeçe. Për shkak të dëmtimeve të marra, e moshuara ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në polici, ndërsa autoritetet po kryejnë veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Dosja e çështjes do t’i përcillet Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore, ndërkohë që hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit janë në vijim.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033