Një aksident i rëndë rrugor është shënuar paraditen e sotme në qytetin e Lushnjës, në unazën e qytetit, pranë kryqëzimit të fabrikës së miellit.
Në ngjarje janë përfshirë një automjet dhe një motomjet. Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i motorit, shtetasi Marjus Doksani, 33 vjeç, banues në fshatin Qamic të Beratit. I dëmtuari është transportuar me urgjencë në spital, ku po merr trajtim mjekësor.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se aksidenti është shkaktuar nga automjeti, i cili po dilte nga një biznes në anë të rrugës, duke u përplasur me motomjetin që qarkullonte në unazë.
Në vendngjarje ka mbërritur Policia Rrugore, e cila po kryen veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. Hetimet vijojnë