Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Novoselë të Vlorës, ku një 42-vjeçar ka gjetur vdekjen teksa ishte duke luajtur futboll.
Sipas Policisë, bëhet fjalë për shtetasin B. R., i cili, teksa ishte duke luajtur kalçeto, është goditur me top në pjesën e kraharorit dhe, si pasojë, ka ndërruar jetë.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka pësuar atak kardiak.
“Më datë 25.12.2025, në kalçeton e fshatit Novoselë, shtetasi B. R., 42 vjeç, banues në Vlorë, rezident në shtetin e Gjermanisë, gjatë një loje futbolli, pasi topi e ka goditur në pjesën e kraharorit, është rrëzuar dhe gjatë transportit për në spitalin e Vlorës ka ndërruar jetë. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka pësuar atak kardiak”, thuhet në njoftimin e Policisë.