Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Vlorës, shoferët e autobusëve kërkojnë takim me kryetaren

Mbledhja e sotme e Këshillit Bashkiak në Vlorë është shoqëruar me tensione, pasi shoferët e autobusëve të linjave urbane kanë kërkuar të marrin pjesë në seancë për të paraqitur shqetësimet e tyre.

Gjatë zhvillimit të mbledhjes, shoferët tentuan të futeshin në sallë, por u ndaluan nga efektivët e rendit të angazhuar për mbarëvajtjen e aktivitetit. Ata kërkuan një takim me kryetaren e bashkisë, për të diskutuar problematikat që, sipas tyre, janë ngritur edhe një ditë më parë.

Shoferët e transportit urban shprehin shqetësim për konkurrencën e paligjshme nga mjete të pa licencuara, si dhe kundërshtojnë zhvendosjen nga vendi ku ata kanë operuar prej vitesh. Sipas tyre, stacioni i ri i parashikuar në afërsi të institucionit të paraburgimit do të krijojë vështirësi për qytetarët, për shkak të largësisë dhe aksesit të kufizuar.

Situata u monitorua nga forcat e rendit, ndërsa mbledhja e Këshillit Bashkiak vijoi sipas axhendës së parashikuar. Autoritetet bashkiake nuk kanë reaguar ende zyrtarisht lidhur me kërkesat e shoferëve.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033