Mirlinda Karçanaj delegon kompetencat si drejtoreshë e AKSHI pas masës “arrest në shtëpi”

Mirlinda Karçanaj ka deleguar kompetencat e saj si Drejtoreshë e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, pas vendosjes ndaj saj të masës së sigurisë “arrest në shtëpi” në kuadër të hetimeve të SPAK.

Me një urdhër të firmosur prej saj, Karçanaj ka deleguar kompetencat e Drejtorit të Përgjithshëm të AKSHI dhe të nëpunësit të autorizuar te Romina Kostani, Drejtoreshë e Drejtorisë së Koordinimit të Agjendës Digjitale dhe Projekteve e-Gov me Fonde të Huaja. Po ashtu, Kostanit i janë deleguar edhe kompetencat e Titullarit të Autoritetit Kontraktor për Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

Në të njëjtin urdhër parashikohet edhe delegimi i kompetencave të Drejtorit të Përgjithshëm të AKSHI në lidhje me vendimmarrjet për çështjet e sigurisë kibernetike. Këto kompetenca do të ushtrohen nga Enis Ylli, Drejtor i Drejtorisë së Monitorimit dhe Mbrojtjes Kibernetike për Sistemet dhe Infrastrukturat e-Gov, si dhe nga Marko Cela, Drejtor i Drejtorisë së Infrastrukturës e-Gov.

Sipas dokumentit zyrtar, kompetencat e deleguara do të ushtrohen duke nisur nga data 18 dhjetor 2025 dhe do të jenë në fuqi deri në shfuqizimin e këtij urdhri.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033