Apeli ashpërson masat për zyrtarët e përfshirë në legalizimet në Ranën e Hedhun, ish-kreu i ASHK mbetet në burg

Gjykata e Apelit ka vendosur ashpërsimin e masave të sigurisë për disa zyrtarë të akuzuar në lidhje me ndërtimet pa leje dhe procedurat e legalizimit në zonën e Ranës së Hedhun, në Shëngjin.

Sipas vendimit të Apelit, për ish-drejtorin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Gentian Malotaj, si dhe për përgjegjësin dhe ish-përgjegjësin e legalizimeve, Artmir Maxhuni dhe Artur Shabaku, është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”, për veprën penale “shpërdorim detyre”. Këto masa vijnë pas shqyrtimit të ankimimit ndaj vendimit të mëparshëm të Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë.

Ndërkohë, për dy inxhinierët e përfshirë në këtë çështje, Luiza Bala dhe Hekuran Xhina, Gjykata e Apelit ka ndryshuar masat e mëparshme të sigurisë. Nga “detyrim paraqitjeje” dhe “ndalim për të dalë jashtë shtetit”, Apeli ka vendosur masën “arrest në shtëpi”, për veprën penale të “falsifikimit të dokumenteve”.

Çështja lidhet me hetimet për legalizimin e një kompleksi ndërtimesh pa leje në zonën bregdetare të Ranës së Hedhun, ndërsa hetimet për dokumentimin e plotë të përgjegjësive penale vijojnë.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033