Nën akuzë për vrasjen e një foshnjeje, vihet në pranga 20-vjeçarja në Tiranë

Një 20-vjeçare është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale “Vrasja e foshnjës”. Ndalimi i saj është kryer në zbatim të një urdhri të lëshuar nga Gjykata.

Sipas autoriteteve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë ekzekutuar vendimin gjyqësor ndaj shtetases së huaj me inicialet A. P., duke e vënë atë në pranga. Për momentin, nuk janë bërë publike detaje të tjera lidhur me rrethanat e ngjarjes.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme ligjore, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të çështjes.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033