Zbardhet dinamika e plagosjes së TikToker-it Fabin Kuçi tre persona shpallen në kërkim për sulmin me armë

Policia e Shtetit ka bërë me dije detaje të reja lidhur me plagosjen me armë zjarri të Fabin Kuçit, 33 vjeç, personazh i njohur në rrjetet sociale si “Gucci”. Ngjarja ndodhi më 15 dhjetor, rreth orës 23:45, pranë një lokali në lagjen nr. 9 të Durrësit.

Sipas hetimeve paraprake, tre persona janë afruar me dy automjete në vendin ku ndodhej Kuçi dhe kanë hapur zjarr në drejtimin e tij. Nga të shtënat, 33 vjeçari ka pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia bën të ditur se, pas veprimeve të thelluara hetimore, janë identifikuar dhe shpallur në kërkim tre shtetas të dyshuar për autorësinë e sulmit:

  • A N, 38 vjeç, banues në Durrës
  • F B, 22 vjeç, banues në Tiranë
  • B Ç, 34 vjeç, banues në Durrës

Hetimet vijojnë me qëllim dokumentimin e plotë të rrethanave, kapjen e autorëve dhe përcaktimin e motivit të ngjarjes. Policia është duke kontrolluar disa zona në Durrës dhe Tiranë në funksion të operacionit për arrestimin e tyre.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033