Në Dimal të qarkut Berat është regjistruar një rast i paprecedentë, ku një 17 vjeçar është përplasur fizikisht me një 12 vjeçar dhe më pas ka publikuar pamjet e konfliktit në rrjetet sociale.
Policia e Dimallit ka referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimi penal ndaj adoleshentit, i cili do të hetohet në gjendje të lirë.
Sipas njoftimit zyrtar, 17 vjeçari akuzohet për publikimin online të pamjeve që tregojnë momentet e konfliktit me të miturin, një veprim që përbën shkelje ligjore dhe që është marrë në shqyrtim nga autoritetet.