Shpërthim pranë një biznesi në Shkodër, dëmet vetëm në objekte

Një sasi lënde plasëse është vendosur në derën e një biznesi që operon në fushën e reklamave në lagjen Skënderbeg në Shkodër. Shpërthimi ka shkaktuar dëme materiale në hyrjen e objektit, por nuk raportohet për persona të lënduar.

Forcat e policisë ndodhen në terren, ndërsa grupi hetimor po kryen veprimet për të zbuluar autorët dhe motivin e vendosjes së lëndës shpërthyese.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033