Rinas, arrestohet 36-vjeçari i akuzuar për rrëmbim dhe dhunë ndaj një 48-vjeçari

Një 36-vjeçar është arrestuar nga Policia në pikën kufitare të Rinasit, gjatë tentativës për të dalë jashtë territorit të Shqipërisë, në zbatim të një urdhri ndalimi të lëshuar nga Prokuroria e Durrësit.

Sipas njoftimit zyrtar, në pranga është vënë shtetasi J. K., 36 vjeç, banues në Durrës, i dyshuar për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, e kryer në bashkëpunim. Autoritetet bëjnë të ditur se ai akuzohet se, së bashku me tre shtetas të tjerë, më datë 1 korrik 2025, ka marrë me forcë në automjet dhe ka dhunuar një shtetas 48 vjeç.

Arrestimi u krye nga shërbimet e Policisë Kufitare në Rinas, në momentin kur 36-vjeçari po tentonte të largohej nga vendi. Pas ndalimit, ai iu dorëzua strukturave të Komisariatit të Policisë Durrës për veprime të mëtejshme procedurale.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për vijimin e hetimeve dhe veprimeve ligjore.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033