Torino fiton sërish në Serinë A, Asllani dhe Ismajli titullarë në suksesin ndaj Sassuolos

Torino ka regjistruar fitoren e dytë radhazi në Serinë A, duke shënuar një përmirësim të ndjeshëm të rezultateve pas ndryshimeve të fundit në skuadër. Në këtë sukses, dy futbollistët shqiptarë, Asllani dhe Ismajli, u aktivizuan si titullarë, duke kontribuar në stabilitetin e ekipit.

Skuadra granata fitoi 1-0 në transfertë ndaj Sassuolos, një ekip që këtë sezon ka vënë në vështirësi disa nga skuadrat e mëdha të kampionatit dhe renditet në vendin e dhjetë. Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 66-të nga penalltia, e realizuar nga Vlashiç.

Portieri Arijanet Muriç, titullar i Sassuolos, nuk arriti të ndalte ekzekutimin e penalltisë, ndërsa pjesa tjetër e ndeshjes u karakterizua nga ekuilibër dhe lojë e kujdesshme nga të dyja skuadrat.

Me këtë fitore, Torino ngjitet në kuotën e 20 pikëve në renditje, duke përmirësuar ndjeshëm pozicionin në tabelë dhe duke lënë pas një periudhë të vështirë rezultatesh.

Ndaj Postimin: