Një aksident rrugor është shënuar pasditen e kësaj të diele në aksin Lezhë–Shkodër, në zonën e njohur si kryqëzimi i Gjadrit, ku janë përplasur dy automjete.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:10, kur një automjet me drejtues një shtetas malazez, me iniciale A. C., është përplasur me një mjet tjetër që drejtohej nga një shtetas italian, gjithashtu me iniciale A. C.
Si pasojë e përplasjes, janë lënduar drejtuesi i automjetit malazez dhe pasagjerja që udhëtonte me të, shtetasja A. R. Të dy të dëmtuarit janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po kryen veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. Hetimet vijojnë.


