Rritet fluksi i udhëtarëve në Portin e Vlorës për festat e fundvitit

Porti i Vlorës po përballet me një rritje të ndjeshme të lëvizjes së pasagjerëve në ditët e fundit, në kuadër të kthimeve dhe udhëtimeve të fundvitit drejt Shqipërisë.

Gjatë mëngjesit të së dielës, në Vlorë kanë mbërritur 692 pasagjerë dhe 147 automjete me tragetin e linjës Brindisi–Vlorë, duke konfirmuar intensifikimin e qarkullimit detar në prag të festave.

Autoritetet portuale bëjnë të ditur se fluksi pritet të vijojë edhe në ditët në vijim, ndërsa janë marrë masa për përballimin e lëvizjeve dhe garantimin e një procesi të rregullt për pasagjerët dhe automjetet që hyjnë në vend.

Ndaj Postimin: