Durrës, aksident fatal në punë, ndërron jetë një punëtor 57 vjeç

Një aksident i rëndë në punë ka ndodhur këtë të diel në qytetin e Durrësit, ku një shtetas 57 vjeç ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia e një pallati ku po kryente punime.

Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të ditës, ndërsa viktima ishte i angazhuar në punë ndërtimi. Sipas informacioneve paraprake, rënia nga lartësia i ka shkaktuar dëmtime të rënda trupore, të cilat rezultuan fatale.

Pas ngjarjes, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë nisur veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave në të cilat ndodhi aksidenti. Në kuadër të këtyre veprimeve, është proceduar penalisht drejtuesi teknik i firmës së ndërtimit, për të verifikuar respektimin e kushteve dhe standardeve të sigurisë në punë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme ligjore, ndërsa hetimet vijojnë për të përcaktuar përgjegjësitë konkrete të këtij rasti.

Ndaj Postimin: