Humb kontrollin e makinës në Maliq, dy të plagosur pas daljes nga rruga, mes tyre një fëmijë 11 vjeç

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të shtunë në afërsi të fshatit Rëmbec, në bashkinë Maliq, ku si pasojë janë plagosur dy persona, përfshirë edhe një fëmijë.

Sipas të dhënave paraprake, drejtuesi i automjetit, shtetasi K. D., 38 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar një mjet tip “Skoda”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti janë dëmtuar dy pasagjerë, shtetasi V. D., 36 vjeç, si dhe një 11-vjeçar, të dy banues në Tiranë. Të plagosurit janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia po kryen veprimet e nevojshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Ndaj Postimin: