Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, ka dhënë një lajm të hidhur për tifozët e tij.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka njoftuar se një dëmtim e ka detyruar të mbyllë sezonin para kohe, duke humbur ndeshjen e fundit të Guangju në kampionatin e Koresë së Jugut.
“Për shkak të një dëmtimi, unë nuk mund të jem pjesë e ekipit për ndeshjen e fundit të këtij sezoni. Mbaron për mua ky sezon i gjatë, ku isha i aftë të jepja më të mirën time për të ndihmuar skuadrën. Dua të falenderoj shokët e skuadrës, trajnerin, menaxherët dhe të gjithë tifozët për suportin e tyre,” shkroi Asani, duke shprehur mirënjohjen për të gjithë ata që e mbështetën gjatë rrugëtimit të tij këtë vit.
Asani ka qenë një figurë kyçe për Guangju gjatë sezonit, duke shkëlqyer edhe në arenën ndërkombëtare. Ndeshja e tij e fundit ishte ajo e raundit të pestë në Champions-in aziatik më 27 nëntor, ku, edhe pse u aktivizua si zëvendësues, arriti të shënonte golin e vetëm të takimit. Me atë gol, ai e mbylli turneun në kuotën e shtatë golave, duke u renditur në krye të listës së golashënuesve të skuadrës.
Këtë vit, Asani rifitoi besimin e klubit pas paraqitjeve të mira me Kombëtaren shqiptare në Europian. Pavarësisht sfidave, sulmuesi arriti të kontribuonte ndjeshëm në suksesin e Guangju, duke fituar zemrat e tifozëve vendas.
Dëmtimi i tij i papritur përbën një humbje për ekipin në ndeshjen e fundit, por gjithashtu lë një boshllëk emocional për ndjekësit e tij, të cilët ishin mësuar me performancat e tij frymëzuese në fushë.
Kampionati i këtij viti ka qenë një sezon sfidues dhe i gjatë për sulmuesin shqiptar, por ai ka arritur të tregojë potencialin e tij si një nga lojtarët kryesorë të ekipit. Ndërkohë, fansat dhe bashkëlojtarët presin rikthimin e tij për sezonin e ardhshëm me shpresën se do të vazhdojë të jetë po aq vendimtar.
Mbyllja e sezonit para kohe për Asanin shënon fundin e një kapitulli plot ngjarje në Korenë e Jugut, por gjithashtu hap dyert për një rikthim të fuqishëm në vitin e ardhshëm. Për momentin, Asani do të fokusohet në rikuperimin nga dëmtimi dhe përgatitjen për sfidat që e presin në të ardhmen.