Në orët e para të mëngjesit të 19 dhjetorit 2025, Selita e Vogël ishte zgjuar nga një shpërthim. Rreth orës 03:20, një sasi lënde plasëse ishte hedhur mbi automjetin e shtetasit D. J., 39 vjeç, i cili ishte i parkuar në oborrin e banesës së tij. Për fat, ngjarja kishte shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor kishte mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kishte nisur punën për të rindërtuar skenarin e shpërthimit, për të identifikuar autorët dhe motivet e mundshme.


