Kaos dhe akuza të rënda në Kuvend: opozita u përplas me gardën, Shabani u betua nën flakadanë

Mëngjesi në Parlament kishte nisur me tension të paprecedentë. Deputetët e opozitës kishin hyrë në sallë përpara nisjes së seancës dhe kishin zënë vendet e ministrave, duke tentuar të ndalonin ceremoninë e betimit të Endrit Shabanit si Avokat i Popullit. Pavarësisht rezistencës, Shabani u betua nga një krah tjetër i sallës, mes flakadanëve të ndezur, dhe u largua shpejt pasi dërgoi një puthje drejt deputetëve opozitarë.

Për të qetësuar situatën, kryetari Niko Peleshi përjashtoi Flamur Nokën dhe Klevis Balliun, por përplasjet verbale nuk pushuan. Socialistët vijuan procesin e votimit të projektligjeve, ndërsa opozita ngriti tone duke e akuzuar mazhorancën për shkelje të ligjit.

Sali Berisha mbajti një qëndrim të ashpër, duke kërkuar që disa përfaqësues të qeverisë të paraqiteshin në sallë. Ai akuzoi Belinda Ballukun dhe këshilltarin Ergys Agasi për veprime të paligjshme, duke pretenduar se Agasi kishte mbajtur peng dy qytetarë. Berisha deklaroi se opozita po mbronte Kushtetutën dhe ligjin dhe se nuk do të lejonte më, sipas tij, “praktikën e vidh e ik”.

Ndaj Postimin: