Aksident në aksin Lezhë–Milot plagoset 74-vjeçarja, shoqërohet drejtuesi i kamionçinës

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e së mërkurës në aksin Lezhë–Milot, pranë kryqëzimit të Rrilës, ku një kamionçinë ka përplasur një këmbësore 74-vjeçare.

Sipas të dhënave paraprake, e moshuara po tentonte të kalonte rrugën kur u godit nga automjeti i drejtuar nga shtetasi V B, 51 vjeç. Menjëherë pas ngjarjes, 74-vjeçarja u transportua drejt Spitalit Rajonal të Lezhës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit për sqarimin e rrethanave të aksidentit, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Autoritetet janë duke verifikuar shpejtësinë e mjetit, kushtet e rrugës dhe respektimin e rregullave të qarkullimit.

Ndaj Postimin: