Tre fëmijë gjejnë një armë zjarri të fshehur në çantë dore pranë qendrës së qytetit në Sarandë

Në Sarandë është raportuar një ngjarje e pazakontë dhe e rrezikshme, pasi tre të mitur kanë gjetur një armë zjarri ndërsa po luanin pranë zonës së njohur si “15 Katëshi”, në rrugën “Onhezmi”, afër qendrës së qytetit.

Arma, një pistoletë e tipit “TT”, ishte futur brenda një çante dore dhe, sipas burimeve, është zbuluar krejt rastësisht nga fëmijët, të cilët më pas kanë lajmëruar të rriturit në zonë.

Forca të shumta policie mbërritën në vendngjarje dhe sekuestruan armën. Aktualisht po kryhen veprimet hetimore për të identifikuar personin që ka hedhur çantën me armë në rrugë dhe për të përcaktuar rrethanat e plotë të ngjarjes.

Policia ka bërë apel për vigjilencë, duke theksuar rëndësinë e raportimeve të menjëhershme në raste të ngjashme, për të garantuar sigurinë e fëmijëve dhe komunitetit. Hetimet po vijojnë.

Ndaj Postimin: