Protesta para Kryeministrisë ka prodhuar tensione, pasi Partia “Shqipëria Bëhet” pretendon se policia ka dhunuar një prej mbështetësve të saj. Sipas tyre, protestuesi ka përfunduar me këmbë të thyer pas përplasjes me efektivët.
Në vendngjarje mbërriti menjëherë ambulanca, e cila e transportoi të dëmtuarin drejt spitalit. Pamje dhe reagime nga protesta pritet të publikohen në vijim, ndërsa policia ende nuk ka reaguar për incidentin.
Hetimet pritet të zbardhin se çfarë ndodhi në momentet e përplasjes.


