E rëndë në Vlorë BMW-ja merr flakë në Llogara, brenda zbulohet trupi i një personi të djegur

Një skenë tronditëse është shënuar sot në Qafën e Llogarasë, ku një makinë tip BMW u përfshi nga flakët dhe u dogj plotësisht. Brenda mjetit u gjet trupi i një personi, i cili ishte djegur deri në karbonizim.

Zjarrfikësit mbërritën të parët dhe shuan flakët, por makina ishte bërë e paidentifikueshme, madje edhe targat ishin shkrirë nga nxehtësia. Pak minuta më vonë mbërriti edhe policia, e cila po heton ngjarjen.

A është viktima vrarë dhe më pas është djegur makina, apo ka qenë një aksident? Për momentin nuk ka përgjigje. Hetimet po vijojnë me intensitet për të zbardhur të vërtetën dhe për të identifikuar personin e gjetur brenda automjetit.

Ndaj Postimin: