Dy makina të djegura qëllimisht në Shkodër arrestohet 19 vjeçari, 16 vjeçari e ndihmoi në banesë iu gjet edhe mitraloz

Policia e Shkodrës ka identifikuar dhe arrestuar autorin e dyshuar të djegies së qëllimshme të dy automjeteve në lagjen “Iliria”. Në pranga ka rënë K M, 19 vjeç, ndërsa një 16 vjeçar është proceduar si bashkëpunëtor në ngjarje.

Sipas hetimeve, automjetet e shtetasve Z K dhe A D u dogjën me qëllim ditën e 9 dhjetorit. Në banesën e 19 vjeçarit policia gjeti veshjet e përdorura për zjarrvënien, një armë mitraloz, municion dhe një sasi kanabisi.

Hetimet vijojnë për të zbardhur çdo detaj të skemës së zjarrvënies. Materialet tashmë i janë dorëzuar Prokurorisë.

Ndaj Postimin: