Një aksident i rëndë është shënuar këtë mëngjes në rrugën Peshkopi–Maqellarë, tek “zyrat e Melanit”, ku dy automjete u përplasën me njëra-tjetrën. Nga goditja u plagos një çift që ndodhej në një makinë tip Golf.
Dy të lënduarit u nisën menjëherë drejt spitalit të Peshkopisë dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën. Paraprakisht dyshohet se një mjet tip Pezho u ka prerë rrugën duke tentuar të parkojë në anën tjetër të rrugës.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit, ndërsa qarkullimi në zonë u normalizua pas disa minutash.


