Komisioni i Ligjeve miratoi sot me tete vota pro nisjen e procedures per plotesimin e vendit vakant ne Gjykaten Kushtetuese, te krijuar pas perfundimit te mandatit te ish gjyqtares Elsa Toska. Bëhet fjale per nje nga vakancat qe prej nje viti ka qendruar e bllokuar, duke krijuar debate dhe vonesa institucionale.
Sipas vendimit te Komisionit, sapo shpallja te publikohet ne faqen zyrtare te Kuvendit, kandidatet qe plotesojne kriteret ligjore do te kene nje afat njezetditor per te depozituar aplikimet e tyre. Personi qe do te zgjidhet ne kete pozicion do te mbaje nje mandat te plote nentevjecar.
Kryetari i Komisionit te Ligjeve, Ulsi Manja, theksoi se procesi tashme mund te ecë perpara pas ngërçit te krijuar nje vit me pare, kur procedura u pezullua si pasoje e padive te regjistruara ne Gjykaten Kushtetuese, te cilat bllokuan ecurine normale te procesit te perzgjedhjes.
Me hapjen e kesaj vakance, Kuvendi pritet te nise nje proces te rendesishem per plotesimin e trupes se Gjykates Kushtetuese, nje institucion kyç ne funksionimin e shtetit te se drejtes dhe kontrollin kushtetues te vendimmarrjes.