Aksion i Forcës së Ndërhyrjes së Shpejtë në Krujë dhe Nikël, disa ndalime për trafik narkotikësh

Në Krujë dhe Nikël janë zhvilluar kontrolle të gjera nga Forca e Ndërhyrjes së Shpejtë në orët e para të mëngjesit. Kontrollet janë përqendruar në banesa që lidhen me fisin Rraja dhe nga operacioni janë ndaluar disa persona, si pjesë e hetimit për trafik droge.

Në listën e personave të ndaluar përfshihet edhe Rexhep Rraja, djali i ish deputetit të Partisë Socialiste, Rrahaman Rraja.

Sipas masave të vendosura nga autoritetet, janë ndaluar këta shtetas.
Marvin Bushati.
Agim Nina, i identifikuar edhe me emrin Lorenc Izet Selmani.
Sokol Qaja.
Gazmir Rraja.
Perparim Rraja.
Rexhep Rraja.

Të gjithë janë vënë nën hetim për trafikim të lëndëve narkotike në bashkëpunim dhe dyshohen se kanë vepruar në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Hetimet janë në zhvillim.

Ndaj Postimin: