Një sasi lënde plasëse është vendosur në derën e një biznesi që operon në fushën e reklamave në lagjen Skënderbeg në Shkodër. Shpërthimi ka shkaktuar dëme materiale në hyrjen e objektit, por nuk raportohet për persona të lënduar.
Forcat e policisë ndodhen në terren, ndërsa grupi hetimor po kryen veprimet për të zbuluar autorët dhe motivin e vendosjes së lëndës shpërthyese.


