Ushtria shqiptare ka kryer një trajnim të specializuar me kontraktorë amerikanë, të cilët javën e kaluar prezantuan pajisje dhe teknologji të avancuara kundër dronëve. Trajnimi u zhvillua në kuadër të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Gardës Kombëtare të New Jersey-it, si pjesë e Partneritetit Shtetëror.
Pajisjet e furnizuara dhe trajnimi synojnë të forcojnë aftësitë e mbrojtjes ajrore të vendit kundër sistemeve fluturuese pa pilot, një sfidë gjithnjë e më e pranishme në fushën e sigurisë moderne. Teknologjia e re është vlerësuar si një shtesë e rëndësishme për kapacitetet mbrojtëse të Shqipërisë dhe për angazhimin e saj në kuadër të NATO-s për sigurinë kolektive.


