Komisioni i Ligjeve vendosi të vazhdojë procedurën me gjashtë kandidaturat për postin e Avokatit të Popullit, megjithëse deputetët opozitarë tërhiqën nënshkrimet mbështetëse. Mbledhja u shoqërua me debate të zgjatura, ku mazhoranca argumentoi se tërheqja e firmave ishte bërë jashtë afateve të përcaktuara në ligj.
Kryetari i Komisionit sugjeroi që vlerësimi i kërkesave për tërheqje t’i kalojë seancës plenare, duke ia lënë vendimmarrjen të gjithë deputetëve. Ky qëndrim shkaktoi edhe tensione të tjera në sallë, duke thelluar përplasjen mes palëve.
Pas afro dy orësh diskutimesh, u vendos që çështja t’i kalojë seancës së të enjtes, e cila do të përcaktojë nëse institucioni i Avokatit të Popullit do të plotësojë vakancën trevjeçare, apo procesi do të duhet të nisë nga fillimi. Në rast të dytë, Erinda Ballanca do të vijojë të qëndrojë në detyrë përtej afatit të mandatit të saj aktual.


